zoom

Sport

Silvinjo humb njeriun e shtrenjtë! Niset drejt Brazilit për t’i dhënë lamtumirën

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo ka humbur një prej personave më të shtrenjtë të jetës së tij, nënën.

Ai është nisur menjëherë drejt Brazilit për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit Silvinjo-sdhe të afërmve, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur hidhërimin për këtë humbje:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe,”- shkruan Presidenti Duka./ Zoom.al