zoom

Lajme

Silvinjo analizon Kroacinë para sfidës, tregon pikën e fortë të kundërshtarëve

Trajneri Silvinjo foli para ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Kroacinë, duke analizuar si Kombëtaren Shqiptare, ashtu edhe ekipin kundërshtar.

Silvinjo tha në konferencën për shtyp se Shqipëria nuk bëri dot lojën e saj në sfidën me Italinë dhe kjo gjë, sipas tij, duhet të ndryshojë nesër përballë Kroacisë.

Për kundërshtarët, tekniku shtoi se pikën e fortë e kanë në mesin e fushës, ku duhet bërë kujdes.

“Jemi në rregull. Kemi pasur një stërvitje të shkurtër këtë pasdite, do flasim me stafin dhe nuk kemi asnjë të lënduar.

Është një grup shumë i vështirë, mendoj se është gëzim për ne që jemi këtu. Luajmë dhe mësojmë kundër ekipeve më të mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe do bëjmë më të mirën. Janë ekipe me lojtarët më të mëdhenj dhe për ne është gjë e mrekullueshme që të luajmë dhe mësojmë. Ne nuk do heqim dorë as në shtesë. Me Italinë ishim në lojë deri në fund, e respektuam si kundërshtar, por ne kishim shanset tona dhe mund të bënim dëm.

Mesi i fushës së Kroacisë është zemra e ekipit. Kanë emra të fortë dhe me cilësi e pasime të larta. Këtu do jetë diferenca, por mos harrojmë pozicionet e tjera”, tha Silvinjo.