Aplikacion
Tashmë e reja qëndron pas hekurave, bashkë me Shkëlqim Koçekun, ndërsa i treti, Sulltan (Marku) Piraçi vijon të jetë në arrati, ndërsa ata akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë.
Gjithçka ka nisur pas një borxhi prej 30 mijë eurosh që Çezmja mësohet se ia kishte marrë 31-vjeçarit Ermal Sorra, por nuk ia kthente. Pasi personi në fjalë i kishte kërkuar disa herë paratë e tij duke i telefonuar, vajza nuk kishte pranuar që t’ia kthente. Pas ankesave të shpeshta të vajzës, të dy miqtë e saj, kanë marrë peng për disa orë të riun dhe e kanë kërcënuar, madje kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tij.
Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin në polici dhe ka treguar ngjarjen, ndërsa autoritetet u vunë në lëvizje për arrestimin e tyre.
Ndërkohë, dje para togave të zeza e reja mohoi se i kishte marrë borxh 30-vjeçarit, ndërsa kërkoi të lirohej pasi kishte një vajzë 14 vjeçe që e rriste e vetme.
“Donte të kishte një lidhje me mua. Ndaj më bezdiste. Nuk i kam marrë lekë borxh. Dua lirinë, kam një vajzë 14-vjeçe, mos më lini në burg, më lironi”, mësohet të jetë shprehur vajza mes lotësh.
E morën peng dhe e veshën si grua
30-vjeçari mësohet se i kishte dalë disa herë vajzës para në rrugë, ku i kërkonte lekët. Vajza këtë herë kishte kërkuar ndihmë te miku i saj, Sulltan (Marku) Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të. Lala raporton se Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.
Madje në sy të vajzës, e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro. Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen./BW
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë