zoom

Ekonomi

Si po vriten punonjësit e ndërtimit në Shqipëri

Rënia e skelës së një pallati buzë Lanës, që plagosi dy kalimtarë të rastësishëm, tregon rrezikshmërinë e lartë me të cilën përballen ata që qëndrojnë me orë të tëra mbi këto skela, punonjësit e ndërtimit.

Ndërtimi si shtylla kryesore e ekonomisë së vendit, mban të punësuar rreth 10% të forcës së punës, 60% e se cilës është në të zezë, duke i lënë ata tërësisht të pambrojtur nga aksidentet në punë, që janë më të zakonshme nga se raportojnë autoritetet.

Nga viti 2019 deri në dhjetor 2022, në sektorin e ndërtimit janë raportuar 165 punëmarrës të aksidentuar, në sektorin e minierave janë regjistruar 94 aksidentuar dhe në sektorin e prodhimit numërohen 171 të aksidentuar. Sigurisht këto janë vetëm aksidentet e njoftuara, ato që nuk zbulohen janë disafish më të larta. Kjo për të lehtësuar barrat e bizneseve.

Pa dashur këtë fenomen e pranoi live biznesmeni i njohur i ndërtimit, Avenir Kika. Në një takim me kryeministrin Edi Rama tha se ajo pagë që raporton INSTAT nuk është reale.

“Nuk e kuptoj pse e nxjerrin 510 mijë lekë (të vjetra), ne nuk kemi paga të tilla”, – tha Kika duke shtuar se në biznesin e tij, por edhe te të tjerët, punonjësit paguhen me paga që nisin 80 mijë lekë dhe duke pranuar mosdeklarimin e tyre.

Po atë ditë, kryeministri kritikoi bizneset që “shfrytëzojnë punonjësit pa sigurime e vetë blejnë nga shtatë shtëpi”.

 

 

 

 

 

 

 

Për “barrat” e pronarëve ka menduar edhe Kodi Penal, ku aksidentet në punë pasohen me pezullim të aktivitetit ose gjobë, dhe në rast vdekje deri në maksimumi 5 vite burg për punëdhënësin.

Gjithashtu, mungesa e një sindikatë i lë punëmarrësit të pabarabartë kundrejt pronarit të një kompanie ndërtimi.

Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe shpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kur aksidenti ose sëmundja profesionale është pasojë e fajësisë së rëndë të punëdhënësit. Ky dëmshpërblim përcaktohet nga gjykata, kur çështja bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor.

Në rastet kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që ka bërë punëmarrësi, si rezultat i aksidentit, ose sëmundjes profesionale, si dhe të gjithë dëmet si rrjedhojë e mosregjistrimit.

Inspektoriati nga ana tjetër, sipas ekspertëve është i influencer masivisht nga kompanitë, duke bërë që ata mos hetojnë çështjet apo të devijojnë konkluzionet.

 

 

 

 

 

 

Por masat e sigurisë në ndërtim sipas vështirësisë dhe lartësisë, rregullohen po ashtu me ligj specifik, por drejtuesit e projekteve i shpërfillin masivisht ato.

Ekonomia informale përveç se dëmton arkën e shtetit po merr jetë njerëzish, jetë që fatkeqësisht nuk rëndojnë aq sa barra fiskale e një biznesi./Zoom.al