zoom

Aktualitet

Si parashikohet moti për nesër? Temperaturat shkojnë deri në…

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht në bregdet në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 31°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 18 deri 34°C