zoom

Aktualitet

Si nisi sherri mes të rinjve në Elbasan, pamje nga vendngjarja

Një sherr me thika mes disa të rinjshka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ku ka humbur jetën Florenc Kovaçi 28 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi 19 vjeç.

Burime për gazetarin e ABC Aldo Kozarja bëjnë me dije se mollë sherri mes të rinjve ka qenë një vajzë. Pikërisht për të, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa” të rinjtë kanë nisur të konfliktohen me fjalë, por situata ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

ABC ka shkuar në vendin e ngjarjes së rëndë dhe siç shihet dhe nga pamjet, gjithçka ka ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, në një zonë të banuar. Lidhur me krimin e rëndë ka reaguar zyrtarisht Policia e Elbasanit e cila njofton se konflikti mes të rinjve nisi për motive të dobëta dhe përshkallëzoi deri në vrasje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.