Sipas Telegrafit, motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi në Itali, pretendoi se Leonardi trajtohej “si kafshë” nga stafi.
Farruku është shqiptari i dytë që vdes në harkun kohor të pak javëve teksa ishte nën kujdesin e Home Office.
Alfred Dosku, 37 vjeç, vdiq më 17 nëntor pas një tentative për vetëvrasje. Ai kaloi një javë në spital në gjendje kritike para se të vdiste.
Avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se shumë shqiptarë që kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar për arsye përfshirë trafikimin apo gjakmarrjen janë në rrezik nëse kthehen me forcë në vendin e tyre.
Vdekja e Farrukut shkaktoi shqetësim të madh mes 300 azilkërkuesve të tjerë të vendosur në anije.
Home Office më parë kishte refuzuar të përmendte emrin e Farrukut dhe kërkesat e bëra nga Guardian drejtuar mjekut ligjor të Dorset për informacion në lidhje me vdekjen.
Vdekja e shqiptarit është problematika e fundit me të cilat është përballur anija që kur u ankorua në Portland në korrik.
Ai duhej të evakuohej në verë pasi grupi i parë i azilkërkuesve zbuloi baktereve potencialisht vdekjeprurëse legjionella në furnizimin me ujë.
Zyra e Brendshme ka pranuar se anija u ka kushtuar taksapaguesve më shumë se 22 milionë paund deri më tani.