zoom

Aktualitet

Si ndodhi përplasja me 4 të vrarë në Velipojë. Zoom.al zbardh dinamikën: Ja kush qëlloi

Zoom.al ka zbardhur dinamikën e ngjarjes me 4 të vrarë që ndodhi mbremë në Velipojë. Një burim i policisë tha se Kujtim Ferracaku, vëllai Hasan Ferracaku dhe djali i vajzës së Kujtimit, Elmilind Dyli, kanë shkuar në hotelin e familjes Gocaj.

Kanë qenë të tre të armatosur. Kanë nisur të debatojnë me Edmond Gocajn, 38 vjeç dhe pasi tonet janë ndezur e kanë qëlluar për vdekje. Më pas kanë vrarë edhe kamarierin Myzerim Zeneli. Kur ka dëgjuar të shtënat dhe kur ka parë të vëllanë dhe kamarierin të vrarë, Xhovani Gocaj ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të vëllezerve Ferracaku. Kujtim Ferracaku ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa i vëllai dhe nipi janë plagosur dhe kanë vijuar shkëmbimin e zjarrit, nga ku mbeti i vrarë edhe Xhovani. Burimi i policisë tha për Zoom.al se janë përdorur 4 armë të ndryshme. /Zoom.al

Viktimat:

Kujtim Ferracaku -59 vjeç

Xhovani Gocaj -25 vjeç

Edmond Gocaj -38 vjeç

Myzerim Zeneli -20 vjeç

Të plagosurit:

Hasan Ferracaku -54 vjeç

Elmilind Dyli -17 vjeç