Aplikacion
Të martuar në vitin 2016, zgjidhja e martesës u bë në gjykatë me miratimin e të dyve.
Pas ndarjes, në vendimin e trupës gjyqësore është shpjeguar edhe si do të bëhet ndarja e pasurisë mes Elias dhe Princ Lekës.
Aktorja do të marrë një apartament 257 metër katrorë, i cili është në emrin e të bijës, një dyqan 134 metër katrorë si dhe një parking rreth 47 metër katrorë. Sipas kësaj marrëveshjeje të hartuar në janar të këtij viti, kur Geraldina të jetë në moshë madhore Elia do të humbasë të drejtat mbi pronat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.
Po ashtu, Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, Geraldinës.
Në vendimin e gjykatës është përcaktuar edhe si do të takohet Princ Leka me vajzën.
Ai do të ketë mundësinë të kalojë 2 orë çdo ditë me të, si edhe ta marrë në shtëpi në fundjavë.