Aplikacion
Vendim ky që u miratua në muajin shtator nga ERE, pas një propozimi të Furnizuesit të Shërbimit Universal.
Prej atëherë qeveria e mban këtë vendim si një kamxhik ndaj qytetarëve nga një anë për t’i detyruar që të kursejnë dhe në anën tjetër për ta përdorur sa herë i nevojitet Ramës për tu shfaqur te shqiptarët si shptëtimtar.
Pavarësisht se angazhoi të gjitha strukturat shtetërore në miratimin e këtij vendimi, kur erdhi puna te zbatimi i tij kreu i qeverisë doli vetë publikisht dhe bëri të ditur se vendimi nuk do të zbatohej.
Këtë e justifikoi me argumentin se shqiptarët kishin kursyer dhe se situata në liqenet e kaskadës së Drinit ishte përmirësuar ndjeshëm falë shirave që ranë në shtator.
Ndonëse këto argumente u dukën të dyshimta, deri diku edhe mund të justifikonin sjelljen e Ramës, pasi niveli i ujëmbledhësve në kaskadë ishte ritur me disa metra.
Të njëjtën gjë Rama u përpoq të bëjë edhe gjatë muajit nëntor. Thuajse çdo ditë ai nxirrte zëvendësen, Belinda Ballukun të deklaronte se vendimi do të hynte në fuqi në nëntor dhe nga ana tjetër thuajse çdo ditë dilte në të tjera takime të deklaronte se çmimi i energjisë nuk do të ndryshonte.
Pra nga njëra anë Balluku shfaqej si një njeri që ishte e detyruar të zbatonte ligjin, pasi situata në kaskadë nuk ishjte aspak pozitive, dhe në anën tjetër Rama, a thua se s’kishte asnjë lloj komukimi me minitren, shfaqej si një njeri që ishte gati të sakrifikonte buxhetin e shtetit për të mbrojtur qytetarët dhe biznesin e vogël. Në çdo dalje ai i referohej dy faktorëve, atij se shqiptarët kishin nisur të kursenin energji dhe së dyti se në fillim të nëntorit priteshin shira të shumtë që do të përmirësonin sërish situatën në hidrocentrale.
Por edhe pse kaloi java e parë e nëntorit shiu që ra ishte në sasi të papërfillshme dhe nivelin në liqenin e Fierzës aktualisht është në nivelet më të ulëta historike. Nga ana tjetër edhe konsumimi i energjisë nuk ka rënë, madje me ardhjen e ditëve të ftohta është rritur.
Por pavarësisht kësaj Rama deklaroi një ditë më parë se qytetarët dhe bizneset do ta paguajnë energjinë me çmim të pandryshuar.
Pra dhe një herë Rama u shfaq si shpëtimtar i shqiptarëve.
Kjo në fakt është bërë një praktikë që kreu i qeverisë po e përdor shpesh.
Një tjetër rast është ai I ndërtimeve pa leje. Nga njëra anë qeveria dhe strukturat e tija shtetëtërore lejuan për disa vite me radhë, edhe në sheshin Skëndërbej kate të gjitha pa leje, dhe në një moment Rama shfaqet si një njeri që nuk dinte gjë dhe që ishte kundër oligarkëve dhe pro qytetarëve.
Një tjetër rast në të cilin kreu i qeverisë po e përdor shpesh këtë metodë është edhe ajo për caktimin e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve. Të gjithë e mbajnë mend pak muaj më parë sesi ai shfqej market më market për të kontrolluar edhe vetë çmimet e ushqimeve.
Ndërkohë që për t’i vënë fre abuzimit të oligarkëve të karburanteve vendosi të ngrejë edhe një bord që do të mbronte interesat e shqiptarëve.
Madje për këtë të fundit do të deklaronte se edhe pse ai ishte një bord komunist, ishte i detyruar ta mbante për sa kohë ai mbronte interesat e shqiptarëve.
Në të njëjtën mënyrë ai luajti edhe gjatë pandemisë, ku nga njëra anë Komiteti Teknik propozonte masa drastike të kufizimit të lëvizjes dhe të drejtave të qytetarëve dhe Rama shfaqej çdo fundjavë në ekrane nga shtëpia e tij në Surrel për të njoftuar se do t’i jepte liri shqiptarëve që të lëviznin në kohë të caktuara.