zoom

Aktualitet

Kim për kandidatët e mbështetur nga “non grata?” Përgjigjet Meta: I takon…

“Qytetarët do të zgjedhin për 6 marsin kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim të madh ndaj komunitetit”. Kështu u përgjigj presidenti Ilir Meta, pasi u pyet nga gazetarët në Durrës, në lidhje me komentet e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim për kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

‘Jam i bindur që qytetarët do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim të madh ndaj komunitetit. I takon vetëm qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kërkojmë një proces demokratik, të fitoi vullneti i qytetarëve.’- tha Meta.

 

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane, ngriti pyetjen se çfarë u premtojnë votuesve, ato kandidatë, sponsori i të cilëve është caktuar non grata nga SHBA për korrupsion?”.