zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti këto 24 orë

Moti sot do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

I gjithë territori i vendit, veçanërisht në zonat malore dhe zonat e izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojë shira të dobët dhe lokalë.

Orët e mbrëmjes do të sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke mundësuar motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Sipas MeteoAlb, era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzimi mbi 2 ballë.