zoom

Aktualitet

Pranvera ka hyrë zyrtarisht, si do të jetë moti sot?

Ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët në mbarë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të jenë në rritje nga mëngjesi në mesditë, duke luhatur vlerat ditore -3°C në 7°C në zonat malore, nga 5°C në 12°C në zonat e ulëta dhe nga 7°C në 13°C në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Pranvera ka hyrë zyrtarisht, por siç shihet nga temperaturat, nuk ende koha për t’i lënë palltot e xhupat në shtëpi./ Zoom.al