zoom

Aktualitet

Ikën i ftohti polar? Si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell, pasi ka filluar tërheqja e të ftohtit polar.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -10°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 00°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.