zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti nesër? Temperaturat pësojnë rritje

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshmë atmosferike, falë ndikimit ndikimit të Anticiklotit të Azoreve si dhe masës ajrore të unifikuar.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Tendencë e ngricave përgjatë akseve rrugore.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14m/sek. Shoqëruar me valëzimin në detet të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje me 5 gradë në zonat malore, krahasuar me ditën e sotme, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare temperaturat do të rriten me 2 gradë në vlerat e ditës.

Temperaturat:
në zonat malore 2 deri 17°C
në zonat e ulëta 4 deri 21°C
në zonat bregdetare 3 deri 21°C