zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti nesër? Temperaturat do të rriten

Ditën e premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.

Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Përsa i përket fushës termike, pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.

Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.