zoom

Aktualitet

Si do të jenë temperaturat? Ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.