zoom

Lajme

“S’i dëgjon njeri këngët paçavure që bën ti”/ Ronaldo Sharka përplaset ashpër me Luiz Ejllin

Luiz Ejlli dhe Ronaldo Sharka, që dikur ishin shokë brenda në shtëpinë e Big Brother VIP, vijojnë përplasjet në distancë me njëri-tjetrin.

Shkak për “sherr” këtë herë u bë një deklaratë e Ronaldos për Gjestin, duke e krahasuar me Luizin.

“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.

Pas kësaj deklarate, Luiz Ejlli bëri një reagim në rrjetet sociale, duke postuar një këngë të krijuar nga ish-banorët e BBVA, ku këndon edhe Ronaldo.

Duke përzgjedhur këtë moment të këngës, Luizi shkruan poshtë:

“Por unë flokët i ngjyros që të ngjaj me ty Luiz”, shoqëruar me një ikonë fluture.

Pas këtij postimi, Ronaldo Sharka reagoi sërish, këtë herë edhe më ashpër. Ai i kujtoi Luizit sëmundjen që sajoi kur ishte pjesë e Big Brother për famë, ndërsa shtoi se këngët e tij nuk i dëgjon askush. Sipas Ronaldos, sot fama është për Gjestin dhe Parashqevi Simakun dhe jo më për Luiz Ejllin.