Aplikacion
Një qëndrim kritik është mbajtur nga të përditshmet malazeze më në zë, të cilat dënojnë dhunën e paprecedentë ndaj pedagogut të Ekonomisë.
“Skandal”- cilësohet sjellja e pajustifikueshme e policit dhunues dhe kolegëve të tij, të cilët nuk reaguan.
Në pamjet e publikuara shihet se situata është tepër e tensionuar mes Milos dhe një efektivi të policisë, që i mbyll derën e makinës me forcë.
”Ai po na gjuan dhe po na detyron me forcë,”- dëgjohet të thotë një familjar i Milos, i cili regjiston videon.
Më pas, krejt papritur dhe pa asnjë motiv, një nga efektivët e policisë godet me shuplakë ish-zyrtarin shqiptar në fytyrë.
Nuk mjaftohet me kaq, por e nxjerr me forcë nga makina, duke e dhunuar vazhdimisht. Ngjarja ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit disa ditë më parë./Zoom.al
View this post on Instagram