zoom

Slider

Shuhet papritur në moshën 53-vjeçare, këngëtari i grupit “Lacomia”!

Bota e muzikës tronditet sërish. Lajmi i hidhur është bërë i ditur këtë të enjte, 23 nëntor. Francesc Picas, një nga anëtarët e grupit legjendar “Locomía”, ka vdekur në moshën 53-vjeçare në Barcelonë.

Familja e artistit e ka bërë publike vdekjen përmes një deklarate në rrjetet sociale, ndonëse nuk kanë bërë të ditur shkaqet e vdekjes së Francesc Picas.

“Drita e Françeskut është fikur në këtë jetë, por nuk do ta bëjë kurrë këtë në përjetësi. Ai mbetet në zemrat dhe kujtimet e të gjithë atyre që e kanë dashur aq shumë”, nis deklarata.

Dhe vazhdon të kërkojë respekt për privatësinë e familjes: “Familja dhe miqtë, në këtë situatë shumë të dhimbshme, kërkojnë privatësi dhe që trashëgimia e tij njerëzore dhe artistike të ruhet me gjithë dashurinë dhe respektin që meriton. Faleminderit për mirëkuptim dhe mbështetje”.

“Nëse jemi Dritë, gjithçka është e mundur. Dhe nëse jemi Dritë, të gjithë jemi Një”, përfundon deklarata emocionale nga familja e Francesc Picas.

Këngëtari dhe kompozitori Francesc Picas ishte anëtar i Locomía nga viti 1989 deri në 1992. Ai erdhi në grupin muzikor si zëvendësues i themeluesit të Locomía, Xavier Font. Këngëtari ka mundur të dëshmojë momentin më të suksesshëm dhe më të keq të grupit.

Picas pa grupin e tij të shpërbëhej në vitin 1992 dhe vetëm dy vjet më vonë ai vendosi të vazhdonte t’i përkushtohej muzikës, por këtë herë i vetëm. Kjo karrierë e re muzikore për Francesc nuk ishte ashtu siç priste dhe ai u largua nga industria e muzikës. /ZOOM.AL/