zoom

Lajme

Shuhet papritur ish-ministri minoritar i Punëve dhe Çështjeve Sociale

Ndahet nga jeta ish-ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale gjatë qeverisë “Berisha”, Kosta Barka. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Tritan Shehu.

Mësohet se Barka ka humbur jetën nga një sëmundje autoimune. Ai mbajti për periudhën 2005-2008 postin e kreut të dikasterit, teksa u largua pas diskutimeve dhe akuzave të opozitës së atëhershme, për abuzime dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Barka ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek, ku përfaqësonte zonën e Dropullit.

Postimi i Shehut:

“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh!

Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!

Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra…

E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve!

Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura