Aplikacion
I cilësuar si një nga krijuesit më influencues dhe best-seller i librave komikë në Japoni i të gjitha kohërave, e në mbarë botën, Akira Toriyama u njoftua sot nga “BBC” se ka vdekur.
“Ai la shumë magji, punë dhe tituj në fushën e artit në këtë botë”, raportoi media.
Akira Toriyama vuante një hematomë akute në zonën afër trurit dhe ky mendohet se ishte shkaku i goditjes fatale, teksa ndodhej në studion e tij.
Ai u shua në datën 1 mars, por vetëm sot lajmi u njoftua nga mediat, teksa në funeral morën pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe pak miq, referuar edhe njoftimit zyrtar. /ZOOM.AL