Aplikacion
Dudelange fiton me reztatin 2-1 dhe kualifikohet në raundin e dytë të Champions.
Pavarësisht humbjes, bardheblutë do të marrin pjesë në turin e dytë të Conference League.
45’ minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, por me Tiranën, që dominoi duke regjistruar 4 raste të pastra për gol, por si Seferi ashtu edhe Deivid gabuan fatalisht përballë portierit.
Në pjesën e dytë miqtë kaluan menjëherë në avantazh. Totre rrëshqet dhe humb topin, Bojiç merr sferën dhe gjuan nga distanca duke mposhtur Bekajn.
Në aksionin e radhës, Sinani gjeti golin e dytë duke mbyllur llogaritë.
Tirana insiston dhe rihap ndeshjen me sulmuesin Xhixha, 1-2, por vetëm kaq. Gjithçka përfundoi 1-2 dhe Tirana eliminohet në turin e parë të Champions. /zoom.al/