Aplikacion
Ky ishte konkluzioni paraprak hetimor i Rrugores dhe prokurorit të gatshëm, teksa do mbahet edhe masa në Gjykatë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po kështu janë proceduar edhe tre persona të tjerë:
Shtetasi P. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, Gj. L., 51 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi u kap duke kryer gërmime me mjete të rënda, pa autorizim, në një zonë pyjore, në fshatin Gjeçaj dhe B. Gj., 50 vjeç, pasi ka kallëzuar një 71-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur në banesë, disa vegla për punë në Fushë-Arrëz. /ZOOM.AL/