zoom

Aktualitet

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin! Ish-Presidenti përplaset në GJKKO me Altin Dumanin

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit dhe dy të akuzuarve të tjerë, Piro Xhixho e Ema Çoku, është shtyrë.

Avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet në dosje. Për këtë arsye është caktuar që seanca të rifillojë në orën 13:30.

Megjithatë, sipas burimeve, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në sallën e gjyqit, ku përballë ka pasur kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.

Mësohet se ish-presidenti është ankuar për mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë ndaj tij. Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua të hënën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtat akuza, gjykata ka caktuar detyrim paraqitjeje edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi