zoom

Bota

Shteti që do të zhdukë cigaren përgjithmonë! Iniciativa e parë do të mbyllet deri në 2025

Duhani vijon të konsiderohet si shkak i sëmundjeve të ndryshme që marrin mijëra jetë njerëzish cdo vit.
Disa vende kanë marrë masa për pakësimin e pirjes së duhanit, me rritjen e cmimit apo ndalimin e publicitetit.

Zelanda e Re ka vendosur që ta “zhdukë” cigaret deri në vitin 2025.

Qeveria progresive e Jacinda Ardern ka ndërmarrë një nismë unike në botë.

Ajo ka propozuar që:

  1. Të lindurit pas vitit 2004 nuk do të lejohen të blejnë cigare. Kjo për të “shpëtuar” brezat e rinj nga kjo varësi dhe do të ishte hera e parë që do të bëhej një gjë e tillë në botë.
  2. Mosha në të cilën do të lejohet pirja e cigares do të jetë më e lartë.
  3. Do të limitohen dyqanet e shitjes së cigares
  4. Do të zvogëlohet sasia e nikotinës në cigare