zoom

Aktualitet

Shtëpinë me qira e shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishte kthyer një banesë të marrë me qira në qendër prostitucioni.

Në pranga është vendosur i riu me iniciale A.D., i cili kishte me qira një banesë në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.

I riu e kishte kamufluar banesën si qendër masazhesh, por në fakt ushtronte aktivitetin e prostitucionit.

Aty kishte punësuar dy shtetase, 19 dhe 20 vjeçe, që u proceduan penalisht nga policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage”. Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Kishte përshtatur banesën e marrë me qira si qendër masazhesh dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga pronari.

Procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– A. D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ky shtetas, pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”./ Zoom.al