Aplikacion
81 vjeçari gjatë një interviste në një emision televiziv u shpreh se s’do të tërhiqej nga kandidatura e tij, duke theksuar: “Unë nuk do të shkoj askund”.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e presidentit hodhi poshtë sugjerimet se ai mund të vuante nga një sëmundje e pazbuluar.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre rrëzoi spekulimet se Biden po trajtohej për sëmundjen e Parkinsonit, e cila mund të shkaktojë lëvizje të ngurtë dhe të folur të paqartë.
“A është trajtuar presidenti për Parkinson?”, u pyet ajo, ndërsa u përgjigj: “Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo.”
Pyetjet në lidhje me mprehtësinë e tij mendore janë intensifikuar që nga performanca e dobët e debatit kundër Donald Trump më 27 qershor.
Vëzhgimi nuk ka gjasa të zbehet këtë javë pasi ai pret një samit në Uashington për liderët e vendeve të NATO-s.