zoom

Politikë

Shqyrtimi i legjislacionit në Bruksel, Varhelyi: Investime, mundësi të reja për bizneset

Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave.

“Do të jemi krah jush dhe do t’ju ndihmojmë. Screening nuk është vetëm ushtrim praktik mes anëtarëve të administratës publike por ka të bëjë me legjislacionin. Shqyrtimi do të na ndihmojë edhe në çështjet që kanë rëndësi për njerëzit.

Do prekim problemet e ditës, ushqimi, uji, ajri, kapacitetet e shëndetësisë, mbrojtja e të dhënave personale etj.

Procesi i antëtarësimit është proces transformues, por edhe të patusit një kuptim të përbashkët. Investimet do të shtohen në ekonomi në sektorë kyç, mundësi të reja për bizneset, dhe këtë do edhe brezi i ri.

Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Procesi i anëtarësimit do të shtohet edhe si një proces ambicioz.

Kjo është çfarë do të japë screening ndaj është i rëndësishëm.

Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e 1 të vitit të ardhëm”, ka deklaruar ai.