zoom

Aktualitet

Shqiptari ndërron jetë në vendin e punës në Greqi, rrethanat ende misterioze

Një shqiptar ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të shtune në Greqi, teksa ishte duke punuar.

57-vjeçar po punonte në një kompani në zonën e Diavatit, në Selanik, kur ra nga makina e ndërtimit.

Kompania në të cilën ishte i punësuar ai merrej me materiale të riciklueshme.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja e veshur me mister, pasi nuk dihen rrethanat sesi ndodhi aksidenti që i shkaktoi vdekjen shqiptari, ndërsa ngrihen pikëpyetje për sigurinë në punë.