zoom

Aktualitet

Shqiptari dhunon policët italianë – Dërrasë, grushte e shkelma ndaj efektivëve

Dy policë italianë u dhunuan nga një 34-vjeçar shqiptar.

Ngjarja ndodhi në qendrën historike të Perugias, ku efektivët i kërkuan shqiptarit të ndalonte për një kontroll.

Por, ai reagoi dhunshëm ndaj policëve dhe i goditi me dërrasë, grushta e shkelma, referuar mediave italiane.

Efektivët përdorën spraj me piper për të ndalur dhunën e 34-vjeçarit dhe për ta vënë në pranga.

Ata morën lëndime në trup dhe fytyrë, për të cilat u kuruan në spital.

Dyshohet se shqiptari ishte në gjendje të dehur, ndërsa me vete iu gjet edhe një sasi prej 21 gram hashash.