Aplikacion
Në një artikull të publikuar nga “Daily Mail” ditën e sotme, Suella Braverman shprehet: “E vërteta është se populli britanik është i ngopur me numrin e varkave që arrijnë në brigjet tona. Nuk mund të jetë e drejtë që mijëra njerëz po paguajnë kontrabandistët – kriminelë të organizuar – për të bërë një udhëtim vdekjeprurës të rrezikshëm përtej Kanalit përpara se të zhduken në ekonominë e zezë ose të kërkojnë mbështetje financiare nga taksapaguesit”.
Teksa bën bilancin e emigrantëve që kanë kaluar ilegalisht, ajo paralajmëron se personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht kanalin e “La Manshit” do të dërgohen në Ruanda.
Braverman theksoi se po punohet edhe me Shqipërinë për të kthyer të gjithë emigrantët që kanë shkuar në Britani ilegalisht.
“Autoritetet franceze, me mbështetjen tonë, kanë ndaluar më shumë se 29,000 kalime të paligjshme që nga fillimi i vitit – dy herë më shumë se vitin e kaluar – dhe kanë shkatërruar më shumë se 1,000 varka. Emigrantët e paligjshëm e dinë se nëse kalojnë Kanalin, do të transportohen me shpejtësi në Ruandë – ose në çdo vend tjetër me të cilin ne bëjmë marrëveshje – nxitja për të kapërcyer radhën do të zhduket. Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me qeverinë shqiptare për të inkurajuar kthimet dhe përpunimin e rasteve dhe largimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Braverman.