E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

Shqiptarët pa viza në Kinë dhe Arabi, qeveria miraton vendimin

08/02/2023
in Politikë, Slider
0
Shqiptarët pa viza në Kinë dhe Arabi, qeveria miraton vendimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjet për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë në Kinë dhe Arabi Saudite.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhacka, duke folur pas mbledhjes së qeverisë.

 

Olta Xhacka

Ne miratuam sot dy marrëveshje të rëndësishme të cilat shtojnë akoma më tej numrin e vendeve ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.

Më konkretisht bëhet fjalë për

“Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe pasaportave të zakonshme”   dhe për miratimin në parim të  “Marrëveshjes me shkëmbim notash për ndryshimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për heqjen e ndërsjellë të vizave të hyrjes” e cila do të nënshkruhet së shpejti me shkëmbim notash mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara.

Të dyja këto marrëveshje do të krijojnë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, për arsye pune, biznesi apo turizmi të cilët nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse. Ju kujtoj që bëhet fjalë për dy vende me të cilat ne kemi shkëmbime të qenësishme ekonomike.

Ne jemi duke punuar me shumë seriozitet për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare e për të zgjeruar sa më shumë hapësirën e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Është një proces që kërkon kohë, që kërkon kujdes, por që ka filluar të japë rezultate konkrete dhe jam optimiste që harta e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen e afërt kur marrëveshje të tilla do të lidhen edhe me vende të tjera.

SITUATA NË TURQI, A KENI INFORMACION PËR JETË SHQIPTARËSH TË HUMBURA?

Së pari, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë fatkeqësi me bilanca tragjik, si për popullin turk dhe atë sirian.

Që në orët e para, sic jeni në dijeni, Shqipëria është solidarizuar jo vetëm me qëndrime por me veprime konkrete me popullin turk dhe qeverinë turke për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit të shtrira në 10 provinca. Në momentin që po flasim janë 80 efektivë të FA, të kërkim shpëtimit, mjekë dhe ekspertë të tjera të kërkim shpëtimit të cilët janë angazhuar në zona përmes koordinimit me autoritetet turke.

Marr shkas për të falenderuare edhe stafin e diplomatëve tanë në ambasadën shqiptare në Ankara dhe konsullatën në Stamboll për përkushtimin në këto ditë të vështira, si në pritjen dhe koordimin e skuadrës shqiptare apo dhe për komunikimin me ato familje të cilat nuk kanë patur kontakte me të afërmit e tyre në Turqi.

Deri më tani nuk rezultojnë qytetarë me nënshtetësi shqiptare në rradhët e viktimave dhe as raportime për të zhdukur. MEPJ si dhe ambasada dhe konsullata jonë në Stamboll kanë pubikuar nr telefoni dhe adresa email për të gjithë ata që kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Turqi gjatë këtyre 72 orëve.

Deri në momentin që po flasin janë rreth 10 raste të familjeve këtu në Shqipëri të cilët kishin humbur lidhjet me të afërmit e tyre në Turqi e që falë koordinimit të ambasadës dhe konsullatës tonë në Turqi me autoritetet turke kanë mundur të rilidhen e të mësojnë se ata gëzojnë shëndet të mirë e po asistohen për nevojat që mund të kenë.

 

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: arabiaKinaOlta Xhacka

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Arabia Saudite magnet për lojtarët, flet Marek Hamsik: Nuk jam hipokrit, do të shkoja për para…
Slider

Arabia Saudite magnet për lojtarët, flet Marek Hamsik: Nuk jam hipokrit, do të shkoja për para…

05/09/2023
Kina “rrethon” Tajvanin, anije dhe avionë luftarakë marrin pjesë në stërvitje
Bota

Kina “rrethon” Tajvanin, anije dhe avionë luftarakë marrin pjesë në stërvitje

19/08/2023
“Futbolli europian në rrezik të madh nga Arabia, do të prekim fundi nëse vazhdon kështu”
Sport

“Futbolli europian në rrezik të madh nga Arabia, do të prekim fundi nëse vazhdon kështu”

06/08/2023
Zbulimi amerikan: Kina po furnizon ushtrinë ruse me teknologji
Bota

Zbulimi amerikan: Kina po furnizon ushtrinë ruse me teknologji

28/07/2023
FOTO/Kina po ndërton sistemin më të madh në botë të parashikimit të tërmeteve
Bota

FOTO/Kina po ndërton sistemin më të madh në botë të parashikimit të tërmeteve

12/06/2023
Kina po gërmon pusin 11 km të thellë, do kalojë në dhjetë shtresa kontinentale
Bota

Kina po gërmon pusin 11 km të thellë, do kalojë në dhjetë shtresa kontinentale

05/06/2023
Lajm i rradhës
Nga “cigarja e paqes” te lojërat në kompjuter, fotot pikante sot në Kuvend

Bllokuan foltoren, përjashtohen nga Kuvendi 10 ditë 8 deputetët e opozitës 






ADS

Të fundit

Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
Aktualitet

Situata në Veri/ Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin! Kosova është e përjetshme

24/09/2023
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë/ Ky është një nga terroristët serb të ekzekutuar (Foto)

24/09/2023
Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
Aktualitet

Tensionet në veri/ Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës

24/09/2023
Aktualitet

Policia e Kosovës ekzekuton një tjetër sulmues, arrestohen 3 serbë

24/09/2023
Aktualitet

Polici i Vlorës dhunon efektivin e “Shqiponjave”, e ndihmojnë edhe 2 miqtë e tij

24/09/2023
Aktualitet

Kundërpërgjigjet Policia e Kosovës, vret një nga sulmuesit

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In