Aplikacion
Sa i përket vendeve të cilat renditet në skajin tjetër të grafikut, pra vendet me më shumë dhoma, gjejmë Maltën me 2.3 dhoma për person dhe Holandën e Irlandën me 2.1 dhoma për person secila.
Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi, ku 58,1% e popullsisë në vendin tonë janë shprehur se jetojnë ngushtë, sipas një ankete të Eurostat.
Kushtet e banimit ne vende të ndryshme varen edhe nga përbërja e njësive ekonomike familjare. Referuar shifrave, Shqipëria renditet e para në Europë sa i përket madhësisë mesatare të familjes. Një familje në vendin tonë përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, ndërkohë që në Bashkimin Europian madhësia mesatare është 2.3 persona për familje. Mali i Zi, Turqia dhe Serbia vijojnë në renditje si vendet me familje të mëdha, ndërsa Finlanda, Danimarka dhe Gjermania kanë numrin më të ulët, me një përbërje mesatare prej dy personash./SCANTV