zoom

Aktualitet

Shqiptarët e “ngrenë’ flamurin e Pavarësisë edhe në sheshin “Times Square” të New York-ut

Festa e Pavarësisë, 28 Nëntori, është festuar kudo ku ka shqiptarë. Në shenjë respekti për këtë festë të shënuar, edhe kryeqendrën më të famshme botërore “Time Square”, në New York, është ‘veshur’ kuq e zi.

Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit. I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati. Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx-it”. /ZOOM.AL/