Aplikacion
Edhe golaverazhi është fantastik ndaj Moldavisë, 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, teksa në 4 ndeshjet e fundit me këtë rival nuk është pësuar asnjë. Dy fitore janë në Moldavi, e para në vitin 1995 ku Shqipëria fitoi 2-3, si dhe ajo e kualfikueseve për Euro2020, ku kuqezinjtë triumfuan 0-4 në Kishinjev, që rezulton edhe fitorja më e thellë e Kombëtares shqiptare jashtë fushe në një ndeshje zyrtare.
Aktualisht Moldavia renditet në vendin e 157 në FIFA, ndërsa Shqipëria e 59-ta. Në total, vlera e skuadrës moldave shkon në 15 milionë euro, dhe lojtari më i shtrenjtë është Reabiçiuk i Spartakut të Moskës në Rusi, me një vlerë prej 5 mln eurosh.
Kurse vlera e Kombëtares shqiptare shkon afërsisht në 110 milionë euro, por në mungesë të Brojës, sonte kuqezinjtë në total vlejnë 81.7 milionë euro, ku lojtari më i shtrenjtë është Kristjan Asllani me 12 milionë euro. Gjithsesi, moldavët kanë në përbërje golashënuesin më të mirë të grupit Nikolaesku me 4 gola, ndjekin Asani e Bajrami me 3 gola, po kaq edhe Levandovski i Polonisë dhe Çerny i Çekisë.