zoom

Lajme

Shqipëria triumfon në Gjeorgji – Asllani, heroi kuqezi

Shqipëria fitoi sfidën përballë Gjeorgjisë në Tbilisi, falë Kristjan Asllanit që ishte heroi i mbrëmjes.

Goli i tij në minutën e 48 vendosi fatin e ndeshjes, vetëm 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Pjesa e mbetur e lojës vazhdoi me ritëm dhe përpjekje për gol nga të dy ekipet, por pa finalizim.

Falë kësaj fitoreje, Shqipëria siguron 6 pikë në raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve, duke barazuar kështu pikët e Gjeorgjisë dhe të Çekisë.