Aplikacion
Por, në pyetjen ku Sekretariati i Komuniteti të Energjisë kërkon informacion se si vlerësohet përdorimi i mbetjeve të biodegradueshme për prodhimin e energjisë dhe çfarë hapash janë ndërmarrë për të përmirësuar dhe verifikuar ëkto vlerësime, përgjigja e dhënë është se nuk ka informacion. Për periudhën raportuese inceneratori i Elbasanit ka qenë funksional, teksa fuqia e instaliar e impiantit është 2.85 MW.
Përveç akuzave dhe procesit gjyqësor që është duke u zhvilluar, nga pikëpamja energjetike ka patur një sërë zhvillimesh për këtë impinat dhe kryesisht me hartimin e një metodologjie për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë që prodhohej nga djegia e mbetjeve.
Gjithsesi, Ministria e Infrastrukturës nuk ka përfshirë asnjë informacion në raportin e depozituar pranë Komunitetit të Energjisë, teksa për shumë projekte të tjerë, sikurse është centrali diellor në Karavasta, ai i Spitallës apo ankandi i hapur për parqet e prodhimit të energjisë nga era është dhënë informacion i detajuar. Pjesë e progresraportit të paraqitur janë edhe centralet e vegjël të burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe të dhënat për energjinë nga biomasa e transporti.