Aplikacion
Qitësja shqiptare Manjola Konini është renditur e 43-ta në disiplinën e qitjes me pistoletë nga 10 metra. Konini ka marrë rezultatin 518-10x, ndërsa në total ishin 45 konkurente. 48-vjeçarja është pjesëmarrëse për herë të parë në Lojërat Olimpike, teksa synon që të bëjë më të mirën, në një eveniment kaq të vështirë.
Arritjet e saj në botën e sportit janë të shumta, vlen të përmendim se është shpallur kampione e Ballkanit për të rinj në distancë 10 dhe 25 metër. Kokini ka treguar veten edhe në Itali, ku ka dalë e para plot 5 herë, sakaq në vendin tonë ka triumfuar 7 herë. Konini, siç dihet, një periudhë të mirë është stërvitur në Itali.
Lojërat Olimpike janë të programuara të zhvillohen data 26 korrik deri më 11 gusht. Në Paris, do të garojnë mbi 10 mijë sportistë. /ZOOM.AL/
Berisha në Kuvend pas 11 muajsh, thumbon PS-në: Unë erdha, ju e dini vet! Çehrja ju ka rënë