zoom

Aktualitet

Shqipëria në terr, pothuajse i gjithë vendi pa energji! OSHEE: Ra sistemi, po punohet me ritme…

Tirana dhe qytete të shumta të vendit raportohet se kanë vuajtur sot pas mesdite një blacout me energjinë elektrike. Rënia e sistemit të linjës 400KV dyshohet se është shkaku, por ende mbetet mister ngjarja që shkaktoi pakënaqësi dhe kaos.

Ndërprerje të rrymës elektrike pati në mënyrë të vazhdueshme dhe intervale kohe të ndryshme, teksa konfirmohet vijnë edhe zyrtare, por edhe nga vetë qytetarët në rrethe.

Në Tiranë janë prekur disa zona të, si Selita, Yzberishti dhe Vora. Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytetësi Shkodra, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Lezha, Korça dhe Saranda.

Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, e cila mbante detyrën e Ministres së Jashtme. Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.

Madje edhe semaforët nuk kanë funksionuar, duke rrezikuar të bëhen shkak për aksidente në kryeqytet apo rrethet e mëdha.

OSHEE ka publikuar ditën e djeshme një postim, ku ka njoftuar se dritat do të iknin në disa zona në Tiranë. Kurse pas ankesave dhe publikimit të lajmit, ata njoftuan si më poshtë:

Njoftim i OSHEE:

“Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi. Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.

Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës”.

Shkaku i dyshuar

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit, si dhe temperaturat ekstreme, kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura