zoom

Politikë

Shqipëria “mike” s’votoi Italinë si mikëpritëse të Expo 2030! Mediat italiane: Tradhti

Italia nuk ka marrë votën e Shqipërisë si mikpritëse e Expo 2030 dhe mediat italiane e kanë quajtur këtë një tradhëti.

Burime pranë qeverisë italianë e kanë konfirmuar këtë për “La Reppublica”, por nuk ka ende një zë zyrtar. As Tunizia nuk ka votuar për Italinë, një tjetër vend që sapo arriti një marrëveshje me shtetin italian për rehabilimitin e emigrantëve të paligjshëm.

Marrëveshja, shkruan prestigjozja italiane, edhe pse është dakordësuar me kryeministrin Edi Rama duhet të ratifikohet nga parlamenti italian.

Votimi u bë sot në kryeqytetin francez, ku në garë ishin Arabia Saudite, Koreja e Jugut dhe Italia. Është konfirmuar se do të jenë sauditët ata që do të organizojnë Expo 30 me 119 vota.

Expo 2030 ishte një rreze drite për Italinë dhe vetë Melonin, duke e ekspozuar atë globalisht si pikë turistike dhe biznesi. Mikëpritja e Expo do të thotë aktivitet ekonomik i shtuar për vendet organizatore, ashtu si edhe përgjegjësi. Italia kishte 2 vite që përgatitej për prezantimin në këtë takim, për të fituar zemrat dhe votat e vendeve të tjera. Në 2020-n, Expo u mbajt në Dubai.