E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ekonomi

Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon në administratën publike. Profesionet ku na e kalon Kosova

18/03/2023
in Ekonomi, Slider
0
Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon në administratën publike. Profesionet ku na e kalon Kosova
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguarit në rajon, në krahasim me Kosovën.

Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktivitetin “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton të dhënat e fundit.

Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administratës.

Mjekët shqiptarë paguhen më pak së të gjithë, na e kalon dhe Kosova

Pandemia e Covid-19 nxori më në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani.

Ndonëse janë të pakët në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani.

Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponueshme për këtë nënaktivitet për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

Arsimi vlen më pak në Shqipëri dhe Kosovë

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi. Por, në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.

Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët dhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj./Monitor.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: administrataKosovapagatShqiperia

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Stresi tregon ç’do të bëjë me çmimin e fituar, nuk i kursen dy fjalë edhe për Luizin
Lifestyle

Stresi tregon ç’do të bëjë me çmimin e fituar, nuk i kursen dy fjalë edhe për Luizin

20/03/2023
Raporti i OKB/ Shqipëria mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë
Aktualitet

Raporti i OKB/ Shqipëria mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë

20/03/2023
Shqipëria e treta në botë për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP
Ekonomi

Shqipëria e treta në botë për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP

20/03/2023
Vendet më të ndotura në botë: Shqipëria në vendin e 73 nga 131 në total
Aktualitet

Vendet më të ndotura në botë: Shqipëria në vendin e 73 nga 131 në total

19/03/2023
Zhvillim i fundit/ Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit të BE-së
Politikë

Zhvillim i fundit/ Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit të BE-së

19/03/2023
Kush i rrit pagat?
Ide

Kush i rrit pagat?

18/03/2023
Lajm i rradhës
Sylvinho: 70 lojtarë janë në monitorim, dua lojtarë që japin shpirtin! Polonia favorite

Sylvinho: 70 lojtarë janë në monitorim, dua lojtarë që japin shpirtin! Polonia favorite






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë, kush është bashkëkombasi i arrestuar me dy emra

21/03/2023
Lifestyle

Mes lotësh, Dea Mishel kërkon ndjesë për batutën e saj me fëmijët jetimë

21/03/2023
Aktualitet

Mos harroni çadrën, e gjithë dita do jetë me reshje shiu

21/03/2023
Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In