Aplikacion
Nga viti 2020, ky nivel është rritur me 2%, duke ndryshuar për herë të parë nga viti 2016, ku kishte “ngecur” në 30%. (Mesatarja e vendeve të BE-së është 100.)
Në këtë matje, sipas Eurostat, vlen më shumë shpejtësia e rritjes se sa rritja në vetvete, si rrugë drejt balancimit me shifrat europiane.
Në këtë renditje, Shqipëria qëndron e fundit dhe nga vendet e rajonit, ku Bosnja rezulton përsëri me PBB për frymë sa 33% e mesatares europiane, Maqedonia e Veriut me 42% është rritur me 4% dhe Serbia me 44%, që është rritur me 1%, të dyja në raport vjetor.
Ndërsa, PBB-në më të lartë për frymë, e ka Luksemburgu me 277% më të lartë se mesatarja, me rritje 14% nga një vit më parë.
Po ashtu, Shqipëria qëndron e fundit edhe për mirëqenien e konsumatorëve, sipas nivelit të konsumit për frymë (AIC), matur sipas fuqisë blerëse(PPS). Këtu vendi jonë rezulton me fuqi blerëse sa 39% e mesatares europiane, njësoj sa në 2020-n.
Maqedonia e Veriut, rezulton me fuqi blerëse 49% sa ajo europiane, me rënie 3% nga 2020-a dhe Serbia, 52%, me rënie 7% nga viti paraardhës.
Me nivelin më të lartë të konsumit për frymë dhe fuqisë blerëse, në Europë është Suedia që qëndron 125% më lartë mesatares europiane. Ndërsa nivelin më të ulët e mban Turqia, me 71% poshtë mesatares së BE-së
Sipas Eurostat, konsumi për frymë, tregon mirëqenien materiale të familjeve sipas vendeve, pa përfshirë diferencimet në çmime, ndërsa PBB-ja për frymë mat diferencimet nga shteti në shtet.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat