E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ekonomi

Shqipëria ende probleme me furnizimin e ujit, ja sa milionë euro hua mori nga Banka Botërore

Granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike

13/05/2022
in Ekonomi, Slider
0
Shqipëria ende probleme me furnizimin e ujit, ja sa milionë euro hua mori nga Banka Botërore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderueshme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një financimi nga Banka Botërore, që përfshin një hua prej 75 milionë $ dhe një grant prej 6,3 milionë $, miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore.

Kjo hua është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri që bashkë financohet nga Qeveria e Shqipërisë.

Granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet nga Banka Botërore, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Programi synon përmirësimin e aktivitetit dhe gjendjes financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve si dhe ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të furnizimit me ujë në Shqipëri.

Shqipërisë nuk i mungojnë burimet e bollshme ujore për t’i ofruar ujë të pijshëm, të freskët dhe të sigurt gjithë popullsisë. Vitet e fundit, Shqipëria ka hartuar një kuadër rregullator të plotë për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ka bërë ndryshime në organizimet institucionale për përmirësimin e ofrimit të shërbimit.

Megjithatë, shumica e shoqërive të ujësjellësit në Shqipëri vijojnë të kenë performancë të ulët si teknike, ashtu edhe financiare. Kjo ndikon cilësinë e shërbimit për popullsinë dhe bizneset, si dhe pamundëson ofrimin e shërbimeve aty ku mungojnë, veçanërisht për popullsinë më të cenueshme në zonat periferike dhe rurale të vendit.

Rreth 20 përqind e popullsisë rurale nuk mbulohet nga rrjeti i tubacioneve të ujësjellësve. Shumica e shoqërive të ujësjellësve, 37 nga 58 prej tyre varen thuajse tërësisht nga fondet e qeverisë qendrore. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve (UK) ka nevojë për reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimit që do të mundësojnë arritjen e synimeve kombëtare.

“Nevojiten ndryshime radikale për përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë. Ne përgëzojmë Qeverinë për angazhimin në reformimin e këtyre shërbimeve në Shqipëri”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. “Banka Botërore do të mbështesë sektorin përmes një instrumenti novator financimi të quajtur Program për Rezultate. Kjo do të thotë që në vend që të sigurohen financime për infrastrukturën, të përqendrohemi në mbështetjen e reformës institucionale, ose siç e themi në mënyrë jozyrtare ‘në vend që të rregullojmë tubat, të rregullojmë institucionet që duhet të rregullojnë tubat’.”

Programi për Shërbimet e UK-së do të ndihmojë në transformimin e thellë të sektorit për përballimin e sfidave strukturore. Kjo do të forcojë planifikimin dhe programimin e investimeve, si në nivel vendor ashtu edhe qendror në sektorin e UK-së, duke mundësuar shtrirjen e investimeve publike në zonat gjysmë urbane dhe rurale.

Në kuadër të këtyre reformave, shoqëritë e ujësjellësit priten të përmirësojnë performancën e tyre, duke u mbështetur më pak nga fondet publike. Përdorimi efikas i fondeve publike do t’u sjellë përfitime jo vetëm familjeve, por do të përmirësojë edhe ekonominë. Shërbimet më të besueshme dhe me cilësi më të lartë për familjet dhe bizneset do të kenë ndikim pozitiv në industrinë e turizmit, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, si dhe në zvogëlimin e hendekut midis zonave urbane dhe rurale.

Projekti i sapoaprovuar përdor instrumentin e financimit Program-për-Rezultate që lidh drejtpërsëdrejti disbursimin e huasë me arritjen e rezultateve specifike të programit. Ndërsa Granti do të sigurojë financim për asistencën teknike, ngritjen e kapaciteteve në institucionet qendrore të sektorit, për zbatimin, monitorimin, si dhe për vlerësimin e rezultateve të programit.

Programi është hartuar dhe do të zbatohet bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM), si dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, përfundon njoftimi për shtyp./Monitor/

Tags: Banka Boteroreborxhfurnizmi me ujeShqiperia

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike
Politikë

Zbulohen katër kandidatët e Berishës për nënkryetarë të Partisë Demokratike

27/05/2022
Lajm i rradhës
Robert Berisha hap një “fole të re dashurie”/ Zbulon emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën

Robert Berisha hap një "fole të re dashurie"/ Zbulon emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In