zoom

Bota

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia të rajoneve lindore

 

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Në një njoftim për mediat MEPJ thotë se vendimi i Kremlinit për të njohur pavarësinë e dy krahinave lindore të Ukrainës është në shkelje të hapur marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare.

“Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e MEPJ.