zoom

Lajme

Shqipëria bën historinë në Paris, Dudaev “rrëmben” medaljen e dytë

Islam Dudaev siguroi për Shqipërinë medaljen e dytë në mundje, duke shkruar historinë për Kuqezinjtë.

Dudaev pati përballë në finalen për medaljen e bronzit një rival të vështirë që përfaqësoi Hungarinë, Ismail Musukaev dhe e fitoi duelin me rezultatin e ngushtë 13 me 12.

Islam Dudaev ia doli të prekë finalen
pasi amerikani Ratherford u përjashtua nga dueli me të për shkak se nuk kapi dot peshën e percaktuar trupore 65 kg.

Në këtë mënyrë, me Dudaev në peshën 65 kg dhe Valiev në 74 kg, Shqipëria koleksionoi për herë të parë në histori dy medalje bronzi të cilat erdhën nga sporti i mundjes.