zoom

Lajme

Shqetësuese! Zhduket nga ekranet Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po kalon një periudhë të vështirë, pas “shpartallimit” të bashkisë së tij nga SPAK dhe hetimeve intensive që Prokuroria e Posaçme po kryen mbi pasurinë e tij.

Disa media online raportuan se SPAK ka vendosur ndaj tij një masë sigurie, duke i bllokuar pasaportën dhe duke e detyruar të paraqite periodikishtt pranë një oficeri të policisë gjyqësore.Sali Berisha, kryetar i PD, hodhi dyshime se nëse SPAK po e godet Veliajn, po e bën me udhër të Edi Ramës.

Tirana zien prej disa ditësh nga zëra se SPAK do të marrë masë ndaj Veliajt, por asgjë nuk është e konfirmuar. Por ajo që i ka shtuar më shumë këto zëra ditët e fundit është “zhdukja” e Erion Veliajt nga ekranet televizive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është njeriu që nuk mungon pothuasje kurrë nëpër televizione, ku thuajse të gjithë, edhe ata që kanë një linjë editoriale disi kundër qeverisë, Veliajt i publikojnë çdo pemë që mbjell.

Por prej 3 ditësh Veliaj nuk është parë më në asnjë ekran. Majde edhe në postimet e fundit në rrjetet sociale ai nuk shfaqet vetë.
Teksa lajmi se SPAK ka marrë masë ndaj tij është ende në kuadër të thashethemeve, mungesa e tij nëpër ekrane është shndërruar në shqetësim më vete për ndjekësit e tij.

Ka zëra që thonë se ai po e pret vërtet “një goditje” nga SPAK, për shkak se gjatë hetimeve për dosjen 5D janë gjetur materiale komprometuse që e implikojnë drejpërdrejtë atë. Të tjerë thonë se ai është tërhequr për shkak të marrëdhënieve jo të mira me kryeministrin Rama. Ai nuk ishte as mes kryebashkiakëve që e ndoqën Ramën në Selanik të shtunën, në takimin me diasporën dhe as në Nju Jork në fund të tetorit.

Javën e kaluar Erion Veliaj u detyrua të shkarkojë 12 drejtorë, pas zërave se disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK për afera korruptive, ndërsa opozita po proteston prej disa muajsh para zyrës së tij duke i kërkuar dorëheqjen dhe duke i bërë thirrje SPAK-ut të veprojë edhe kundër tij, si për skemën 5D ashtu edhe për inceneratorin e Tiranës./Zoom.al