zoom

Lajme

“Shpëtove nga qoftë largu” – Si e uronte Kristian Boçi, Besin kur u nda nga Xhensila

Pasuria me vlerë 50 milionë euro e Kristian dhe Drilona Boçit “ra në rrjetën” e Prokurorisë së Tiranës.

Pasuria e tyre, sipas organit të akuzës, është vënë nga aktiviteti i paligjshëm i pastrimit të parave, së bashku me pesë persona të tjerë.

Kristian dhe Drilona Boçi nuk janë emra të panjohur për publikun. Ata reklamonin vazhdimisht jetën e luksit në rrjetet sociale, ndërsa njiheshin edhe për miqësinë me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn.

Marrëdhëniet miqësore ata i shkëputën në vitin 2018, pas konflikteve me njëri-tjetrin.

Por së fundmi, pasi Besi konfirmoi ndarjen nga Xhensila, Kristian Boçi e uroi aktorin, duke shpërndarë këngën e tij “Mosmirënjohja”.

Sipas tij, Besi shpëtoi nga Xhensila.

“Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”, shkruante Kristian Boçi për Bes Kallakun në rrjetet sociale.