zoom

Sport

Shpëtim Duro zbulon si e shkatërroi Partizanin: E kam mposhtur në 90% të ndeshjeve

Egnatia shokoi Partizanin në “Arena Egnatia” duke fituar me rezultatin 3-0. Pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro foli ër “Oversport”, për paraqitjen e ekipit dhe suksesin e tij ndaj Partizanit.

6 pikë në dy ndeshje – “Kemi mundur Kukësin dhe Partizanin. Janë dy ekipe që janë investuar shumë, sidomos te Partizani që ishte edhe në vendin e parë. U kënaqa shumë pasi ekipi mu përgjigj në të gjitha aspektet”.

Aspiratat – “Dihen objektivat e Egnatias. Nuk kam ardhur për të luftuar për mbijetesë, se ndryshe nuk do të vija fare”.

Skema ndaj Partizanit – “Jam marrë shumë me Hotin dhe Skukën, i eliminuam. Atanda me Malotën e kanë mbyllur shumë mirë sot, ndërsa Hotin e mbylli Mëllugja. Ne kishim tre mugnesa shumë të rëndësishme, se po flisnit për mungesat e Partizanit. Ishim pa Xhekson, De Large, e kuptoni se çfarë mungesash janë këto?”.

Statistikat me Partizanin – “Kishim pak pasiguri në fillim, pastaj nuk mbaj mend ndonjë rast të Partizanit, vetëm në fund fare kur rezultati ishte 3-0. Në të gjitha ekipet që kam drejtuar, bilanci im me Partizanin është 90 me 10”. /zoom.al/