Aplikacion
Trajneri mori drejtimin e kësaj skuadre në mars dhe ia doli që ta udhëhiqte drejt titullit të parë kampion në histori klubin i cili kësisoj do të luajë në Ligën e Kampioneve.
Suksesi historik u sigurua falë fitores sot me shifrat 3-0 ndaj Sileksit, falë golit të Ibraimit në pjesën e parë dhe dygolëshit të Shabanit në pjesën e dytë.
Këto shifra, si dhe fitorja 2-1 e Shkupit përballë Shkëndijës, bënë që titulli të shkonte për Struga Trim-Lum dhe t’i jepte një sukses të rëndësishëm trajnerit shqiptar i cili i kishte shkuar shumë afër edhe disa vite më parë në stolin e Shkëndijës. /zoom.al/